Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I ARTË

Andy Murray përsëri kampion

Andy Murray përsëri kampion


15 August, 2016 @2:59

Tenisti britanik Andy Murray ka mbrojtur titullin e kampionit olimpik.

Ai në finale mposhti spanjollin Juan Martin Del Potro 3-1 në sete. Kështu britaniku mbron titullin e fituar në Londër, derisa Del Potro siguron të argjendtën pas të bronztës të fituar para katër viteve kundërDjokovic.

Argjentinasi në rrugën e tij deri tek medalja kishte mposhtur përsëri serbin dhe Nadalin në gjysmëfinale.

Kei Nishikori fitoi të bronztën.

SHBA-të ishin më të mirat në tenis me nga një medalje nga secila ngjyrë. Çekia pati tri të bronzta, derisa me tituj kampioni nga Rio largohen edhe Porto Riko, Spanja, Rusia, dhe Britania e Madhe.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis