Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PESHËNGRITJE

E arta e fundit për Kinën

E arta e fundit për Kinën


15 August, 2016 @3:08

Në kategorinë +75kg në peshëngritje, kinezja Meng Suping mori medaljen e artë. Suping ngriti 130kg në shkëputje dhe 177kg në shtytje për të përfunduar 1 kilogram më shumë se Kim Kuk-hyang.

Peshëngritsja nga Koreja Veriore pati 131kg në shkëputje dhe 175kg në shtytje me 306kg në total, derisa Suping e mbylli me 307kg.

E bronzta në kategorinë e fundit në peshëngritje për femra i takoi amerikanes Sarah Robles e cila e mbylli garën me 286kg në total.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera