Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ECCLESTONE

Rosberg do t’i mungojë Formulës

REUTERS/Arkiv

Rosberg do t’i mungojë Formulës


9 December, 2016 @14:09

Këto janë fjalët e shefit ekzekutiv të Formulës 1, Bernie Ecclestone. Kampioni i këtij viti në Formula 1, Nico Rosberg, që u pensinoua menjëherë pasi që u bë kampion për herë të parë në karrierë nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Mercedesit dhe e garës më të shpejtë në botë.

“Ai është vetëm një kampion bote,” - ka thënë Ecclestone, duke cekur se emrat si Lewis Hamilton, Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso që kanë fituar më shumë se njëherë titullin kanë arritur më shumë sesa Rosberg.

“Prandaj do ta quaj Nicon vetëm një kampion bote.” - ka thënë i pari i Formulës.

“Natyrisht ai nuk është i popullarizuar si Lewisi, por Nico është mjaft i dashur nga adhuruesit e këtij sporti. Prandaj, mungesa e tij nuk do të jetë e mirë për Formula 1,” - ka cekur Eurosport fjalët e 86 vjeçarit sot.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports