Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN GP

Sezoni hapet me fitoren e Bottasit

Sezoni hapet me fitoren e Bottasit


17 March, 2019 @9:47

Ngasësi finlandez i ekipit të Mercedesit Valtteri Bottas ka shënuar fitore në garën e parë të stinorit në Formula 1, të zhvilluar në Melbourne të Australisë sot.

Ai ka shfrytëzuar plotësisht pitstopin e vonshëm për të dalë mbi kolegun e skuadrës dhe kampionin botëror, Lewis Hamilton.

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e Bottasit në një garë që prej Abu Dhabit në vitin 2017.

“Nuk e di çka ndodhi. Thjesht gara ishte tepër e mirë, ndërsa për mua, më e mira ndonjëherë,” ka thënë finlandezi i gëzuar.

I treti garën e përfundoi Max Verstappen, ndërsa Seb Vettel arriti në cak para Charles Leclercut.

Gara e radhës në program është pas dy jave, më 31 mars në Bahrein.



TOP 10 e AUSTRALIAN GP:

1 Valtteri BOTTAS (FIN) Mercedes 26 pikë
2 Lewis HAMILTON (ANG) Mercedes 18 pikë
3 Max VERSTAPPEN (HOL) Red Bull Honda 15 pikë
4 Sebastian VETTEL (GER) Ferrari 12 pikë
5 Charles LECLERC (MON) Ferrari 10 pikë
6 Kevin MAGNUSEN (DAN) Haas-Ferrari 8 pikë
7 Nico HULKENBERG (GER) Renault 6 pikë
8 Kimi RAIKKONEN (FIN) Alfa Romeo 4 pikë
9 Lance STROLL (KAN) BWT Mercedes 2 pikë
10 Daniil KVYAT (RUS) Toro Rosso 1 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports