DUSSELDORF 2019 GRAND SLAM
Majlinda arrin çerekfinalen në Dusseldorf
22 February, 2019 @13:25
Xhudistja olimpike e Kosovës Majlinda Kelmendi ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit që po zhvillohet sot në Dusseldorf të Gjermanisë.
Majlinda në të tetën e finales ka mposhtur brazilianen Eleudis Valentim, duke siguruar kështu një vend në tetëshen më të mirë të garës ndaj koreanes Bokyeong Yoeng.
Kampionia Olimpike e Kosovës garon në kategorinë nën 52 kilogramë.