GRAND SLAM PARIS 2019
Distria Krasniqi në finale
9 February, 2019 @15:37
Xhudisja kosovare Distria Krasniqi ka arritur finalen në Grand Slam të Parisit.
Në kategorinë e saj, nën 48 kilogramë, Distria do të ndeshen në finale ndaj japonezes Ami Kondo, që nis pas orës 16:00.
Distria në gjysmëfinale mposhti francezen Melanie Clement për të arritur finalen dhe së paku medaljen e argjendtë, ndërsa japonezja Kondo mposhti mongolen Narantsetseg Ganbaatar.