ARE 2019
Albini përfundon i 45-ti në garë
6 February, 2019 @15:46
Skitari kosovar Albin Tahiri ka përfunduar garën në Super G në Botërorin Are 2019 në pozitën e 45-të.
Tahiri ka përfunduar garën me dallim 7.52 sekonda më shumë sesa fituesi Dominic Paris nga Italia.
Prej 70 garuesve nga 47 vende të botës, 19 nuk arritën të kryejnë shtegun suedez, ndërsa dy të tjerë u diskualifikuan.