FINALJA
Sharapova triumfon në Roland Garros
7 June, 2014 @18:59
Rusja Maria Sharapova ka arritur të fitojë titullin e dytë të French Open në karrierë sot duke e mposhtur në finale rumunen Simona Halep.
Ky ka qenë trofeu i saj i pestë i Grand Slam turneve, pas ëimbledon 2004, US Open 2006 dhe Australian Open 2008 dhe French Open 2012.
Rumunja Halep, kundërshtarja e fitueses së sotme, që nuk kishte humbur asnjë set deri në finale ka luftuar plotë 3 orë e 2 minuta - në finalen më të gjatë të Roland Garrosit që nga viti 1996.
“Kjo ka qenë finalja më e vështirë që e kam zhvilluar ndonjëherë. Halepin e respektoj shumë, mendoj që ka zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme,” ka thënë rusja pasi që morri trofeun.
“Ka qenë Grand Slam finalja ime e parë. Emocionalisht është e vështirë të përballohet e humbura, por shpresoj që do të luaj edhe në shumë finale gjatë karrierës sime, përkundër se kjo do të ketë vend të veçantë në kujtesën time. I uroj titullin Marias, që është kampione e vërtetë,” ka thënë rumunja e goditur nga emocionet pas disfatës përkundër luftës mahnitëse në finalen maratonike që zgjati mbi 3 orë