Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPIADA DIMËRORE - PYEONGCHANG 2018

Shaun White me histori për SHBA-të

Shaun White me histori për SHBA-të


14 February, 2018 @17:20

Shaun White ka fituar titullin e tretë olimpike në disiplinën e halfpipe në snoubord – një ndër disiplinat më atraktive në këtë sport.

Për 31 vjeçarin nga SHBA-të, ishte paraqitja në rundin e tretë final ku arriti rezultatin prej 97.75 pikë që i siguroi të artën e tretë pas Torinos dhe Vancouverit. Njëkohësisht ishte kjo medalja e artë jubilare për SHBA-të në Lojërat Olimpike Dimërore. Me titullin e Shaun White, SHBA-të kanë 100 të arta në histori të Lojërave Olimpike.

Japonezi Ayumu Hirano kishte arritur rezultatin prej 95.25 pikë në rundin e dytë, që i mjaftuan për të argjendtën, ndërsa e bronzta shkoi tek australiani Scotty James i cili në rundin e parë kishte arritur në kuotën prej 92 pikëve.

Garat në snoubord vazhdojnë nesër në mëngjes me garat në snoubord kros për meshkuj.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera