BOKS

Shtyhet dueli Fury-Klitschko
24 June, 2016 @16:15
Revanshi i duelit ndërmjet kampionit aktual botëror në boks, Tyson Fury dhe ish kampionit, Wladimir Klitschko, që ishte paraparë të zhvillohet më 9 korrik në Manchester Arena, është shtyrë për një datë tjetër, ende të pacaktuar.
Arsyeja e shtyerjes së meçit është lëndimi i nyjes së këmbës së Furyit, i cili ka nevojë të pëshojë për rreth 6-7 javë.
Fury e kishte fituar titullin e kampionit në nëntor të vitit 2015, kur e kishte mposhtur pas 12 raundeve ukrainasin Wladimir Klitschko dhe që nga ajo kohë boksierët në fjalë ende nuk kanë dalur në ring, për të qenë sa më të përgatitur për revanshin e paralajmëruar.