JUGO

BOROZANI/Erdis Driza
S’humbëm në sekondat e fundit
28 April, 2013 @23:32
Trajneri kroat i Pejës, Rudolf Jugo, i cili me Pejën e përfundoi stinorin si lider i BKT Superligës në basketboll, në deklaratën e tij pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, ka thënë se skuadra e tij nuk humbi në sekondat e fundit të ndeshjes.
“Ne nuk humbëm në fund. Ne u mposhtëm për shkak të mbrojtjes e cila nuk eci si duhet në disa raste,” tha Jugo përveç tjerash.
Peja, e cila në gjysmëfinale mposhti Bashkimin në sekondat e fundit të ndeshjes, sonte e humbi finalen përkundër se e kishte topin në posedim në sulmin e fundit të ndeshjes. Peja tashmë pas humbjes së Kupës së Kosovës, synon titullin e kampionit. Ata në gjysmëfinale të Play Offit do të ndeshen me RTV 21.