KAMPIONATI BOTËROR - ABU DHABI 2024

Foto: EJU
Sukses historik i Laura Fazliut në Abu Dabi!
21 May, 2024 @17:02
Laura Fazliu me suksesin më të madh në karrierë.
Merr vendin e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos për medalje të bronztë.
Ajo në rrugë për medalje dhe arritjen e suksesit historik të saj mposhti bartën e parë dhe të dytë të Botërorit.
Në duelin vendimtar për medalje të bronztë, Laura ishte më e mirë se kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard.
Kjo e fundit ka qenë bartësja e kategorisë deri në 63 kilogramë në këtë Botëror, që u mbajt në Abu Dhabi të Emiratave të Bashkuara Arabe.
Laura në këtë kampionat u drejtua nga legjendar e Kosovës, Majlinda Kelmendi.