Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REKORD I KOSOVËS

Të shtatit në Botërorin e karatesë

Të shtatit në Botërorin e karatesë


19 November, 2021 @14:41

Kosova ka zënë vendin e shtatë në Botërorin e Karatesë të zhvilluar në Dubai të EBA-së.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KOK, në mënyrë ekipore Kosova shënoi tri fitore, duke mposhtur Afrikën e Jugut dhe Kilin, për tu mposhtur nga Italia në të tetën e finales.

Prej aty, Kosova përmes repechage luftoi për të arritur te e bronzta, mirëpo pas mposhtjes së Brazilit u mposhtën nga Kazakistani për të përfunduar të shtatit në Botëror.

Përndryshe, ky është suksesi më i madh i arritur i karateistëve të Kosovës në mënyrë ekipore në një Botëror.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera