BADMINTON
Titulli për japonezet
18 August, 2016 @22:26
Pas pesë titujve olimpik radhazi të fituar nga Kina, japonezet Misaki Matsumoto dhe Ayaka Takahashi sollën të artën për Japoninë. Ato triumfuan në kategorinë e çifteve.
Në finale Matsumoto dhe Takahashi ishin më të mira se danezet Christinna Pedersen e Kamilla Rytter Juhl të cilat nuk arritën të maten me japonezet pasi fituan setin e parë 21-18. Dy setet vijuese shkuan për kampionet e reja olimpike, 21-9 dhe 21-19.
E bronzta u takoi Jung Kyung-eun dhe Shin Seung-chan nga Koreja Jugore, të cilat ishin më të mira se kinezet Tang Yuanting e Yu Tang.