FORMULA 1
Vettel fiton në Itali
8 September, 2013 @16:11
Sebastian Vettel ka regjistruar fitoren e gjashtë për këtë stinor. Ngasësi i Red Bull Racing ka përfunduar i pari garën 53 xhiroshe të Shpërblimi të Madh të Italisë.
Pas pilotit gjerman cakun e arriti Fernando Alonso i Ferrarit, i cili ishte 5.4 sekonda se Vetteli, derisa TOP 3-shen e kompletoi ngasësi tjetër i Red Bullit, Mark Webber.
Pas tyre u rendit braziliani i Ferrarit, Felipe Massa, kurse Nico Hulkenberg i Sauber, i cili e nisi garën nga pozita 11, përfundoi i pesti.
Ngasësi numër katër i renditjes së përgjithshme, Kimi Raikkonen, e përmbylli garën në vendin e njëmbëdhjetë dhe mbeti pa fituar asnjë pikë nga Shpërblimi i Madh i Italisë.
TOP 10 lista e fituesve të Shpërblimit të Madh të Italisë
1. Sebastian Vettel | Red Bull Racing | 25 pikë | |
2. Fernando Alonso | Ferrari | 18 pikë | |
3. Mark Webber | Red Bull Racing | 15 pikë | |
4. Felipe Massa | Ferrari | 12 pikë | |
5. Nico Hulkenberg | Sauber | 10 pikë | |
6. Nico Rosberg | Mercedes | 8 pikë | |
7. Daniel Ricciardo | STR | 6 pikë | |
8. Romain Grosjean | Lotus | 4 pikë | |
9. Lewis Hamilton | Mercedes | 2 pikë | |
10. Jenson Button | McLaren | 1 pikë |
Renditja e përgjithshme e ngasësve
1 | Sebastian Vettel | Red Bull Racing | 222 pikë | |
2 | Fernando Alonso | Ferrari | 169 pikë | |
3 | Lewis Hamilton | Mercedes | 141 pikë | |
4 | Kimi Raikkonen | Lotus | 134 pikë | |
5 | Mark Webber | Red Bull Racing | 130 pikë |
Renditja e përgjithshme e skuderive
1 | Red Bull Racing | 352 pikë | ||
2 | Ferrari | 248 pikë | ||
3 | Mercedes | 245 pikë | ||
4 | Lotus | 191 pikë | ||
5 | McLaren | 66 pikë |