DRITA - MH PRISHTINA

Viktima e radhës MH Prishtina
11 March, 2021 @20:51
Skuadra e Dritës nuk u ndalë as kundër Marigona Hill Prishtinës.
Drita e mposhti MH Prishtinën me rezultat 93-81 dhe serinë e fitoreve e ngriti në 13 ndeshje rresht.
Arian Memeti me double-double prej 30 pikëve e 12 kërcimeve ishte më i dalluari, derisa edhe Xzavier Barmore luajti me 30 pikë te skuadra gjilanase.
Te MH Prishtina u veçua Eliot Peci me 25 pikë, 10 kërcime e 4 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.
Drita gjendet në krye të tabelës me 13 fitore e 1 humbje, kurse MH Prishtina me 9 fitore e 5 humbje është në pozitën e katërt.