Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAUNDI I PARË

Wimbledoni fillon nesër

BBC

Wimbledoni fillon nesër


26 June, 2016 @13:40

256 lojtarë, 19 fusha të kositura me precizitet maksimal, 2 javë të mbushura me ndeshje dhe 1 trofe për t’u fituar.

Bëhet fjalë për Grand Slamin “Wimbledon”, i cili starton nesër me fillim nga ora 12:30 me fazën e 1/64-tave (raundi i parë), duke marrë parasysh që lista e 256 lojtarëve startues është reduktuar pas eliminimeve paraprake.

Nga skema që tregon rrugën për finale pas shortit të tërhequr, shihet se Novak Djokovic dhe Roger Federer mund të takohen në gjysmëfinale, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër favoritë për t’u ndeshur janë Stan Wawrinka dhe Andy Murray, mirëpo befasitë nuk kanë munguar asnjëherë në turneun e Wimbledonit dhe shpesh herë favoritët janë eliminuar edhe më herët.

Vlen të përmendet që në këtë edicion të Wimbledonit do të mungojë Rafael Nadal, i detyruar të mos luajë për shkak të lëndimit, i cili e largoi edhe nga Roland Garrosi muajin e kaluar, ndërsa për Federerin ky është Wimbledoni i 18 në karrierë, në të cilin synon të ‘hakmerret’ ndaj Djokovicit, i cili e ka mposhtur zvicranin 6 herë në 8 takimet e fundit, duke përfshirë këtu 2 finale radhazi.

Sa i përket kategorisë së femrave, favorite padyshim shihet përsëri Serena Williams, e cila synon arritjen e 22 Grand Slameve në karrierë, për t’u barazuar me legjendaren Steffi Graf.

 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis