Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NFL

World Champions

Mercedes-Benz Superdome. (REUTERS)

World Champions


4 February, 2013 @8:14

Spektakli më i madh sportiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Super Bowl XLVII, filloi me sulmet e sigurta të Baltimore Ravens (Korbat), të udhëhequrë nga Quarterback, Joe Flacco, i cili kompletoi 22 nga 33 pasime për 287 jardë me 3 Touchdown-a të kompletuara, kështu duke e siguruar titullin e MVP të ndeshjes.

Në anën tjetër të betejës, San Francisco 49ers e filluan ndeshjen në ndjekje e sipër të Ravens. Mbrojtja kokë-forte e ekipit nga Baltimore i detyroi 49ers të rrinë sa më larg fundit të fushës, të cilën ata arritën ta sulmojnë vetëm dy herë me anë të Field-goal, duke e përmbyllur gjysmën e parë të ndeshjes me rezultat 21-6 në favor të Korbave

Pjesa

Gjysma e dytë e ndeshjes filloi pa ndonjë dyshim në dominimin e Baltimore. Jacoby Jones theu rekoridin në Super Bowl duke e kthyer topin për 108-jarda nga kick-off dhe duke e ngritur edhe më tepër epërsinë në 28-6 në favor të Baltimore.

Colin Kaepernick, Quarterback në radhët e 49ers, nuk e gjeti formën e duhur që nga fillimi i ndeshjes, mirërpo kjo do të ndronte në gjysmën e dytë të ndeshjes ku ai kompletoi 16 nga 28 pasa për 302-jarda dhe 1 Touchdown.

Pas një ndërprerje të korrentit elektrik për rreth gjysmë ore në Mercedes-Benz Superdome, e gjitha do të ndërronte. San Francisco 49ers e shfrytëzuan këtë pritje për ti përforcuar radhët dhe për të tentuar për një rikthim historik. Epërsia u zvogëlua në 28-21 pas dy Touchdowns dhe një Field-goal nga ana e 49ers për të hyrë në çerekun e fundit të ndeshjes me një konkurrencë më të nivelizuar.

Rikthim (?)

Radhët e Baltimore veçse kishin filluar të humbnin hovin. Mbrojtja e 49ers tani më ishte këndellur. Pas nje Field-goal nga 19-jarda, Justin Tucker (Baltimore) e ngriti epërsinë në 31-21 derisa me 2:57 minuta në tabelë, 49ers QB Colin Kaepernick minimizoi udhëheqjen e Korbave në 31-29 për ta përgatitur tregimin për rikthim përallor me rreth 9 minuta lojë.

Me më pak se 5 minuta ndeshje, shutuesi Justin Tucker sërish shënon me Field-goal për 3 pikë për të udhëhequr me 34-29. Skenari do të ishte perfekt për rikthim dhe fitore të 49ers, mirëpo mbrojtja e Ravens eudhëhequr nga legjenda Ray Lewis e mbajtën 49ers larg Trofeut Vince Lombardi.

Kjo ishte fitorja e dytë në Super Bowl nga Baltimore Ravens (2000 fitorja e parë).

“Kjo është mënyra se si bëhet. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta përfunduar karierën.” — Komentet e Ray Lewis pas fitores. Kjo ishte ndeshja e tij e fundit në karierën e tij të suksesshme.

Gjëja më interesante e kësaj ndeshje ishte udhëheqja e të dy ekipeve finaliste nga dy vëllezër, John Harbaugh (49 vjeçar) për Baltimore Ravens dhe Jim Harbaugh (50) për San Francisco 49ers.

Pamarrëparasysh se cili vëlla fitoi, prindërit e John dhe Jim, si dhe gjithë familja e tyre duhet të jenë krenarë për arritjen e tyre.

Disa fakte rreth ndeshjes —

  • Super Bowl i parë në histori me ekipe të udhëhequra nga vëllezer si krye-trajnerë
  • Paraqitja pas 18-viteve e San Francisco 49ers në Super Bowl
  • Paraqitja e dytë dhe fitorja e dytë e Baltimore Ravens në Super Bowl (e para në vitin 2000)
  • Super Bowl i 10-të në New Orleans, i 7-ti në Superdome


Përmbledhja e ndeshjes

Çereku 1
SF 0-7 BAL (10:36)
SF 3-7 BAL (3:58)
Çereku 2
SF 3-14 BAL (7:10)
SF 3-21 BAL (1:45)
SF 6-21 BAL (0:00)
Çereku 3
SF 6-28 BAL (14:49)
SF 13-28 BAL (7:20)
SF 20-28 BAL (4:59)
SF 23-28 BAL (3:10)
Çereku 4
SF 23-31 BAL (12:54)
SF 29-31 BAL (9:57)
SF 29-34 BAL (4:19)
SF 31-34 BAL (0:04)


Sezona (Jo)Perfekte e Baltimore Ravens 2013

1 Cincinnati Bengals FITORE 44-13
2 Philadelphia Eagles - 24-23
3 New England Patriots FITORE 31-30
4 Cleveland Browns FITORE 23-16
5 Kansas City Chiefs FITORE 9-6
6 Dallas Cowboys FITORE 31-29
7 Houston Texans - 43-13
8 Cleveland Browns FITORE 25-15
9 Oakland Raiders FITORE 55-20
10 Pittsburgh Steelers FITORE 13-10
11 San Diego Chargers FITORE 16-13
12 Pittsburgh Steelers - 23-20
13 Washington Redskins - 31-28
14 Denver Broncos - 34-17
15 New York Giants FITORE 33-14
16 Cincinnati Bengals - 23-17

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera