Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE DRAMATIKE

Ylli fiton, duke mposhtur Prizrenin në minutat e fundit

Foto: KBYlli/ fb

Ylli fiton, duke mposhtur Prizrenin në minutat e fundit


27 October, 2024 @18:58

Ylli ka shënuar fitore në duelin mjaft dramatik ndaj Prizrenit, duke fituar ndeshjen në minutat e fundit të saja, pasi që Prizreni për një moment mori epërsinë dhe pas avantazhit të sërishëm të Yllit mbeti gjithçka ngushtë!

Sidoqoftë, suharekasit e drejtuar nga Endrit Elshani kanë menaxhuar disi sekondat e fundit të ndeshjes për të shënuar fitoren e dytë me radhë dhe për të dalë te bilanci pozitiv në Superligë, 4-3, me fitoren e shënuar sot, 83-79 [21-16, 19-18, 22-26, 21-19].

Prizrenit i iku fitorja “për pak” nga dora! Kur vendasit kishin tre pikë avantazh në hyrje të minutës së fundit 79-76, në tre tentime për tre pikë, mysafirët nuk arritën të shënojnë (njëherë provoi Lenzelle Smith, pastaj Burim Zekiqi e edhe Jordan Johnson). Pas kësaj përvoja e Malcolm Armstead shënoi për 81-76 dhe në 20 sekondat e fundit nuk kishte kohë për më shumë, derisa dueli përfundoi me 83-79.

TABELA AKTUALE

Lojtarët e Yllit kanë qenë në formë tepër të mirë sonte, ndërsa 5 prej tyre kryen lojën me pikë dyshifrore. Terrell Brown dha 24 pikë, ndërsa nga 16 shënuan Gëzim Morina dhe Arian Çallakaj. Kapiteni Morina bëri edhe 4 asistime e 5 kërcime në këtë fitore, duke treguar edhe aftësinë prej lideri në ekip. Ndërkaq Lis Shoshit i mungoi një kërcim për të kryer lojën me double-double, pasi që dha 10 pikë e bëri 9 kërcime.

Në anën tjetër Jordan Johnson luajti me double-double, duke shënuar 18 pikë e duke bërë 10 asistime. 17 pikë i shënoi Lenzelle Smith, derisa bëri edhe 5 asistime e 9 kërcime, ndërsa John Walker III dha 14 pikë.

Fitorja, bën që Ylli të bëhet me bilanc 4-3 pas ciklit të parë të ndeshjeve në Superligë dhe të qëndrojë në pjesë të epërme të tabelës, ndërsa Prizreni është në bilanc 2-5.

 


 
Të gjitha lajmet nga