Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - PEJA

4 fitore në 4 ndeshje, Peja vazhdon pa humbje

FOTO / Korniza

4 fitore në 4 ndeshje, Peja vazhdon pa humbje


15 October, 2023 @19:11

Liderja aktuale e Superligës, Peja, e kaloi edhe pengesën e Yllit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 90-95.

Kampionja aktuale, Peja, në dy çerekt e parë e kontrolloi ndeshje, derisa e ngriti epërsinë deri në 18 pikë, kurse këndellja e Yllit erdhi në pjesën e dytë.

Skuadra suharekase së pari e afroi rezultatin deri në 2 pikë, kurse Rrezart Memedi edhe pse kishte kohë të majftueshme, provoi nga vija e treshit që ishte i pasakatë.

Në vazhdim Peja nuk gaboi nga gjuajtja e lirë me Malcolm Armstead e Jacob Calloway dhe arriti fitoren e 4 rresht.

Justin Davis shkëlqeu me double-double prej 27 pikëve e 10 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga John Chandler me 20 pikë, Jacob Calloway me 17 pikë dhe Malcolm Armseat me 10 pikë, 8 kërcime e 8 asistime.

Te Ylli u dalluan Jalen Nesbitt me 19 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, Henrik Sirko me 15 pikë dhe Rrezart Memedi me 13 pikë.

TABELA AKTUALE

Peja me 4 fitore është skuadra e vetme pa humbje, kurse Ylli ka bilanc prej 1 fitoreve e 3 humbjeve.

Në xhiron tjetër Peja takohet me Istogun, kurse Ylli me Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga