Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTOKALLEZINJTË RIKTHEHEN TE FITORJA

Bashkimi i kthehet fitores, mposht Prizrenin

TOPSPORTI/ A. P.

Bashkimi i kthehet fitores, mposht Prizrenin


14 October, 2023 @20:45

Skuadra e Bashkimit e drejtuar nga Edin Kërveshi, pas humbjes befasuese nga Istogu në xhiron e kaluar i është kthyer fitores duke e mposhtur Prizrenin në derbin prizrenas të Superligës, të luajtur në “Sezai Surroi” sonte me rezultat 82-68.

KB Bashkimi

Bashkimi bëri dallimin kyq në çerek të parë të ndeshjes, duke e marrë atë me 6 pikë dallim, 25-19, ndërsa pas kësaj vetëm shtoi epërsinë për të pasur fund të pa shumë stres dhe për të arritur fitoren e tretë kampionale nga katër xhirot e para. Për Prizrenin, kjo ishte humbja e tretë e stinorit.

TABELA AKTUALE

Erik Copes ka kryer lojën me double double prej 25 pikëve dhe 22 kërcimeve, ndërsa Grant Lozoya ka pasur paraqitje të përgjithshme të mirë, duke dhënë 21 pikë, 8 asistime e 9 kërcime në fitore.

Grant Lozoya

Te Prizreni Desi Sills me 19 dhe Isaiah Kelly me 16 të shënuara kanë qenë më të dalluarit. Me fitore, Bashkimi bën bilancin 3-1, ndërsa Prizreni 1-3.

Anthony Buzz


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga