Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E PRISHTINËS!

Prishtina s’lejon befasi, mposht Istogun

Prishtina s’lejon befasi, mposht Istogun


14 October, 2023 @19:04

Pas një pjese të parë shumë luftarake dhe interesante, Istogu arriti që të ulë në 3 pikë dallimin me Prishtinës në 20 minutat e para të ndeshjes. Mirëpo, në pjesë të dytë, veçanërisht në çerekun e tretë Prishtina tregoi forcën e vërtetë për të krijuar dallim të madh në rezultat, ashtu që në çerekun e fundit pa telashe të arrijë te fitorja e tretë sezonale, me 70-92.

Derrick Wilson luajti me double-double prej 19 pikësh dhe 12 kërcimesh, ndërsa bëri edhe 6 asistime në fitore, kurse ishte edhe koshashënuesi më i mirë i ekipit të tij në fitore. Me 18 pikë e 9 kërcime ndeshjen e përfundoi Shaheed Davis, kurse 15 të tjera për bardhekaltërit i dha Tyron Harris.

TABELA AKTUALE

Te Istogu, që vetëm në pjesë të parë ishte kundërshtar i barabartë i mysafirëve, Tyrese Prince me 20 pikë e 9 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë, ndërsa Matt Lang dha 12 e Arian Azemi 11 pikë, 8 asistime e 5 kërcime.

Me këtë fitore, Prishtina bën bilancin 3-1 ndërsa Istogu bie në 1-3. Istogu ndeshjet si vendas po i luan në “Mizahir Isma” të Rahovecit, pasi që palestra e tyre nuk po i përmbush kushtet e Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga