Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMI HADAR, PAS NDESHJES

Hadar: Ne jemi Peja, kemi mentalitet fitues!

Hadar: Ne jemi Peja, kemi mentalitet fitues!


15 October, 2023 @22:08

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, është shfaqur shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij pas fitores ndaj Yllit sonte. Përkundër këndelljes së Yllit në çerek të tretë, kampionët nuk kanë lëshuar pe dhe kanë luftuar mjaft për të siguruar fitoren, të katërtën me radhë këtë stinor, duke qenë ekipi i vetëm pa humbje në Superligë pas katër xhirosh të zhvilluara.

Për më tepër, ai ka folur edhe për kundërshtarin e radhës, ku Peja do të luajë ndeshje për FIBA Europe Cup si dhe për talentin Andi Ahmeti, të cilit i ka uruar për debutimin, pas paraqitjes së mirë.

“Së pari duhet të falenderoj lojtarët për lojë shumë të mirë, ndërsa dua të uroj edhe Andi Ahmetin për debutimin e tij me Pejën, duke kryer punë të mirë dhe duke luftuar mirë - kështu edhe nxorrëm fitoren e madhe. Sa i përket lojës në FIBA Europe Cup, ne nuk dorëzohemi, ne jemi Peja, ne kemi mentalitet fitues dhe do të kërkojmë fitore. Ne ndjekim titujt,” ka thënë Hadar pas ndeshjes.

Peja ka mposhtur Yllin në Suharekë 90-95, ndërsa ka bërë bilancin 4-0 në Superligë. Verdhezinjtë janë lider të Superligës, ndërsa të mërkurën më 18 tetor luajnë ndaj gjermanëve të Chemnitzit ndeshjen e parë të fazës grupore në FIBA Europe Cup.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga