Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN RRUGËT

Bashkimi ndahet me amerikanin Buzz

TOPSPORTI/ A. P.

Bashkimi ndahet me amerikanin Buzz


16 October, 2023 @19:29

Kanë filluar ndarjet në ekipe. Pas disa largimeve në skuadra tjera, tash së fundi edhe Bashkimi ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan, Anthony Buzz.

Ky i fundit, ka qenë ndër më të dalluarit në fitoren e fundit të Bashkimit të arritur në fundjavën që e lamë pas ndaj Prizrenit! Buzz kishte shënuar 14 pikë, duke bërë edhe 6 asistime e 2 topa të rrëmbyer në këtë fitore.

Ndërsa Bashkimi sonte bëri të ditur se ka ndërprerë marrëveshjen me lojtarin, pas vetëm katër xhirove të zhvilluara.

“KB Bashkimi bën të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Anthony Buzz, të cilin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në karrierë!” - ka shkruar KB Bashkimi në njoftimin e lëshuar pak më parë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga