Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E TRETË!

Trepça bën dallimin në çerek të fundit, Vëllaznimi mbetet pa fitore

Trepça bën dallimin në çerek të fundit, Vëllaznimi mbetet pa fitore


15 October, 2023 @20:56

Një çerek i fundit i jashtëzakonshëm nga Trepça, ka bërë që ekipi mitrovicas i drejtuar nga Adis Beciragic të shënojë fitoren e tretë sezonale, në dëm të Vëllaznimit që mbetet ekipi i vetëm pa fitore pas katër xhirosh në Superligë.

Trepça fitoi ndeshjen me rezultat të thellë 91-67, ndërsa në fund të pjesës së parë dallimi ishte vetëm 4 pikë, 42-38! Jordy Tshimanga me 19 pikë e 4 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i mitrovicasve, ndërsa Kevin Bracy-Davis luajti me 16 pikë e 13 të tjera i dha Dardan Kapiti që shtoi në llogari të tij edhe 6 kërcime. Drilon Hajrizi standard si gjithmonë, i gjithanshëm luajti me 6 pikë, 5 asistime, 8 kërcime e 2 topa të rrëmbyer për ekipin e tij.

TABELA AKTUALE

Te Vëllaznimi Jalen Ray luajti me 19 pikë, ndërsa Myreon Jones në debutimin e tij dha 15 pikë për gjakovarët. Me fitore Trepça bën bilancin 3-1 pas 4 ndeshjesh, ndërsa Vëllaznimi i fundit në renditje, mbetet ekipi i vetëm pa fitore me bilanc 0-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga