GAME 5: RAPTORS - CELTICS
6 lojtarë me pikë dyshifrore, Boston pranë finales
8 September, 2020 @9:40
Boston Celtics, duke dominuar në çdo minutë të ndeshjes, arriti ta mposhtë kampionin aktual Toroton Raptors në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale me rezultat 89-111.
Celtics nga minuta e parë e deri në fund nuk ishte asnjëherë në disavantazh në këtë ndeshje dhe me lehtësi e mposhti kundërshtarin.
Gjashtë lojtarë te Bostoni luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre u dalluan Jaylen Brown me 27 pikë, Kemba Walker me 21 pikë dhe Jayson Tatum me 18 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër më i miri ishte Fred VanVleet me 18 pikë e 5 asistime.
Rezultati në seri është 3-2 në të mirë të Bostonit dhe keltëve i nevojitet edhe 1 fitore për t’u kualifikuar në finale të Konferencës Lindore.
Ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet më 10 shtator.