AS PRISHTINA - LIPJANI
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
AS Prishtina siguron Play Offin, Fazli Vitia shkëlqen me 48 pikë
26 March, 2021 @21:32
Ndeshja e fundit e xhiros së 16 në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, ka përfunduar me fitoren e AS Prishtinës kundër Lipjanit, ku skuadra prishtinase e mposhti kundërshtarin pas vazhdimeve me rezultat 100-93.
Lipjani ishte shumë afër ta befasojë AS Prishtnën, por Ermir Gashi duke shënuar në sekondat e fundit e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Në 5 minutëshin shtesë, AS Prishtina ishte skuadra që kërkoi më shumë fitoren. Shënuan 9 pikë dhe me mbrojtje të mirë pranuan vetëm 2 pikë dhe nuk u befasuan kundër Lipjanit që gjendet në fund të tabelës.
Don Polloshka ishte koshashënuesi më i mirë me 28 pikë. Ai luajti edhe me 7 kërcime, 6 asistme e 4 topa të rrëmbyer, derisa shkëlqeu edhe Rron Kurti me 25 pikë, 16 kërcime e 3 asistime.
Në anën tjetër, kapiteni i Lipjanit Fazli Vitia, ishte i pakapshëm. Vitia luajti me 48 pikë, 9 kërcime, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer, por nuk mjaftoi për fitore.
AS Prishtina me këtë fitore ka siguruar Play Offin në Ligën e Parë në dy xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt.