FENERBAHÇE - BARCELONA

FOTO / Euroleague
Barcelona triumfon ndaj Fenerbahçes
2 April, 2021 @22:47
Liderja e Euroleagues, Barcelona, ka triumfuar si mysafire kundër Fenerbahçes me rezultat 73-82.
Në 3 çerekët e parë rezultati ishte i ngushtë, derisa dallimi u bë në 10 minutëshin e fundit ku skuadra spanjolle e kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti në fund.
Kyle Kuric me 16 pikë ishte më i dalluari te Barcelona, kurse te Fenerbahçe ndikoi lëndimi i Jan Veselyt i cili luajti vetëm 6 minuta, kurse koshashënuesi më i mirë ishte Kyle Brandon O’Quinn me 17 pikë.
Që të dyja skuadrat e siguruan Play Offin më herët. Barcelona gjendet në krye të 24 fitore e 9 humbje, kurse Fenerbahçe me 20 fitore e 13 humbje gjendet në pozitën e pestë.