Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI

Bashkimi dënohet me 700 euro

Foto: KBBashkimi/fb

Bashkimi dënohet me 700 euro


23 April, 2025 @11:26

Është botuar Informatori i ndeshjeve të para gjysmëfinale të playoffit të Superligës, ndërkaq pos tjerash aty janë paraqitur edhe dënimet nga përballjet e para mes gjysmëfinalistëve.

Kësaj radhe, vetëm KB Bashkimi ka marrë dënim si klub, duke u dënuar me 700 euro për shkak të sharjeve dhe fyerjeve në kor ndaj ekipit mysafir.

SKEMA E PLAYOFFIT DHE DATAT E NDESHJEVE

Nga dënimet individuale, janë vetëm tekniket për Altin Morina i Bashkimit dhe Darryl Morsell i Pejës, ku secili është gjobitur me 100 euro.

Bashkimi përndryshe ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Pejës në “Sezai Surroi” dhe është në avantazh 1-0 në këtë seri. Nga përballja Trepça - Prishtina, nuk ka asnjë dënim që figuron në Informator. Në këtë përballje, Trepça është në epërsi 1-0.

Sipas po këtij Informatori, në “Minatori” në ndeshjen Trepça - Prishtina, numri i shikuesve ka qenë 2 mijë, ndërkaq në “Sezai Surroi” në përballjen Bashkimi - Peja, 3 mijë.


 
Të gjitha lajmet nga