DRENICA I KTHEHET SUPERLIGËS

Drenica fiton Grupin A të Ligës së Parë - siguron Superligën 2025/26
10 May, 2025 @19:01
Me një fitore bindëse dhe me gola të shpejtë të shënuar në fillim të ndeshjes, Drenica edhe zyrtarisht është pjesë e Superligës për stinorin 2025/26. Ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri i tyre i rikthyer Bylbyl Sokol ka kaluar lehtë sot pengesën e Istogut për të fituar ndeshjen 3-1 dhe për të vulosur elitën e futbollit të Kosovës për stinorin tjetër.
Drenica mposhti Istogun 3-1 [Igball Jashari 9’, 11’, 51’pen.—Blend Dervishaj 88’] me hat-trickun e Igball Jasharit, i cili erdhi te Drenica pas stinorit të kaluar në Prishtinë. Me këtë fitore, Drenica me 55 pikë nga 26 ndeshje siguron Superligën pas dy stinorëve të plotë në Ligë të Parë, si e para e Grupit A.
Në anën tjetër, Istogu mbyllë xhiron në pozitë të shtatë me 30 pikë nga 26 ndeshje, pas humbjes së dhjetë sezonale.