FITORE QË SIGUROI MBIJETESËN

Foto: FC2Korriku/fb
Golat e Gashit sigurojnë mbijetesën e 2 Korrikut
3 May, 2025 @20:52
Një nga penalltia në fillim të ndeshjes, ndërsa një tjetër falë shtatëgjatësisë së tij duke shënuar me kokë, Ardit Gashi ka shënuar dy gola për 2 Korrikun në pjesë të parë të ndeshjes ndaj Kikës për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë fitore, 2 Korriku ka siguruar mbijetesën në Ligën e Parë, duke dalë në 30 pikë pas fitores, 2 Korriku - Kika 2-1 [Ardit Gashi 4’pen., 42’—Art Ramadani 31’].
Fitorja çoi 2 Korrikun në pozitën e gjashtë me 30 pikë nga 25 ndeshje, ndërkaq Kika është në pozitë të shtatë me 26 pikë. Derisa 2 Korriku do të jetë i qetë në dy xhirot e fundit të stinorit, Kikës i duhet edhe një fitore nga dy ndeshjet e fundit për mbijetesë të sigurtë.