Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR SUPERLIGË

Drenica para Superligës!

Foto: FCDrenica/ fb

Drenica para Superligës!


2 May, 2025 @20:30

Dy pikë, vetëm edhe dy pikë i duhen Drenicës në dy xhirot e ardhshme për të siguruar Superligën edhe matematikisht. Kjo matematikë e lehtë për ekipin që risolli në kyre të skuadrës Bylbyl Sokolin u bë sot, pasi që pos fitores së tyre, ndjekësi i parë i tyre, Liria barazoi!

E me fitoren ndaj Rilindjes 1974 sot, Drenica ka bërë dallimin ndaj Lirisë 5 pikë dhe tashmë i duhen vetëm dy pikë për të siguruar Superligën, Rilindja 1974 - Drenica 2-3 [Art Bojku 32’, Arian Telaku 90’—Kreshnik Uka 4’, 72’, Mohamed Fofana 66’].

TABELA AKTUALE

Drenica nisi ndeshjen shpejt, shënoi dhe kontrolloi duelin. Përkundër barazimit të vendasve në pjesë të parë, në pjesë të dytë kuqezinjtë nuk lanë gjërat për fund, duke siguruar epërsi dygolëshe dhe për të çuar rehat ndeshjen deri në fund, edhe pse krejt në fund ajo epërsi u shkri në minimale.

Fitorja, bën që Drenica lidere me 25 ndeshje të ketë 52 pikë, pasi që sot regjistroi fitoren e 15 sezonale. Rilindja 1974 në anën tjetër, është e shtata me 28 pikë dhe ka siguruar më parë mbijetesën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë