VRESHTARËT BIEN!

Barazimi, rrëzon zyrtarisht Rahovecin nga Liga e Parë!
27 April, 2025 @19:31
Rahoveci prej sot është edhe zyrtarisht anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, pasi që me barazimin e sotëm pa gola ndaj Rilindjes 1974 0-0, ka humbur edhe mundësitë teorike për mbijetesë.
Loja u përshkua me angazhim të madh të vreshtarëve, por assesi për të tundet rrjeta. Bile, Haxhi Sada dhe Alp Shahini pësuan lëndime gjatë një përplasjeje që rezultoi të bëhen për ambulancë, por pos lëndimeve fizike - është raportuar të jenë mirë me shëndet.
Me këtë barazim, ku secili ekip kapi nga një pikë, Rahoveci i drejtuar nga Liridon Leci, në pozitën e nëntë ka 17 pikë nga 24 ndeshje dhe tash e tutje është pjesë e Ligës së Dytë, ndërkaq Rilindja 1974 e drejtuar nga Faruk Statovci, me 28 pikë është në pozitën e shtatë, i mbijetuar.