ISTOGU MBIJETON

Istogu fiton goleadën dhe mbijeton në Ligë të Parë
27 April, 2025 @19:56
Ekipi i Istogut i drejtuar nga trajneri Gani Metaj ka arritur fitore jetike në Mitrovicë sot, duke e mposhtur ekipin e rënë nga Liga e Parë që në stinorin debutues të tyre, FC Mitrovica.
Me fitore, Mitrovica - Istogu 3-5 [n.n. 10’, 60’—- Enis Miranaj 21’, 55’, 81’, Bleon Alushaj 44’, Blend Dervishaj 72’], ekipi istogas ka siguruar mbijetesën në Ligë të Parë edhe për një stinor, pasi Rahoveci në përballjen tjetër nuk arriti fitore.
Kjo ka qenë fitorja e gjashtë sezonale e “troftave” që tash pas 24 ndeshjesh në Ligë të Parë dhe tre xhiro pa përfunduar stinori kanë 10 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë i tyre, që siguron mbijetesën.
Istogu mbyllë xhiron XXIV me 27 pikë në pozitë të tetë, 10 më shumë sesa Rahoveci ndjekës. Ndërkaq Mitrovica veçse e rënë nga Liga e Parë, mbetet në 11 pikë pas 24 ndeshjesh në pozitë të dhjetë të tabelës.