Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR VULOSJE TË VENDIT TË TRETË

Ramiz Sadiku gati të vulosë pozitën e tretë

Foto: KFRamizSadiku/ fb

Ramiz Sadiku gati të vulosë pozitën e tretë


26 April, 2025 @19:20

Një fitore rutinore e arritur e Ramiz Sadikut sot ndaj Dinamos së Ferizajit, në një përballje ku të dyja skuadrat janë duke luajtur për të kryer kampionatin në pozitë më të mirë, pasi që nuk kanë rrezik nga rënia e as mundësi për tu ngritur më lart.

Me golat e shënuara për pjesë, “industrialistët” kanë shënuar fitore me dy gola dallim, që besohet të jetë mjaftueshëm për ata, që të mbyllin kampionatin në Grupin B të Ligës së Parë, në pozitë të tretë, Ramiz Sadiku - Dinamo 2-0 [Eurent Krasniqi 33’, Ardi Shala 71’].

TABELA AKTUALE

Kështu, pas 24 ndeshjesh, Ramiz Sadiku ka 42 pikë dhe mbyllë xhiron në pozitë të tretë, me 8 pikë më shumë sesa Dinamoja që është e katërta me 34 pikë. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tre xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë