Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA MPOSHTI BESA PEJËN

Drenica i kthehet fitores për të ruajtur kreun e tabelës

Foto: FCDrenica/ fb/ J. Murtazaj

Drenica i kthehet fitores për të ruajtur kreun e tabelës


27 April, 2025 @19:12

Pas barazimit pa gola në xhiron e kaluar ndaj Vëllaznimit si mysafir, Drenica këtë fundjavë i është kthyer fitores, duke e mposhtur ekipin e Besa Pejës me rezultat të ngushtë, Drenica - Besa Peja 3-2 [Kreshnik Uka 38’, Igball Jashari 59’, Ardi Veliqi 75’—Qëndrim Dautaj 64’, Egzon Kurteshi 84’].

Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli pas golit të epërsisë në pjesë të parë, ka menaxhuar lojën mirë në pjesë të dytë, por golat e kundërshtarit të drejtuar nga Megzon Visoka nuk e lanë rehat deri në fund. Besa Peja rezistoi sa mundi, ngushtoi epërsinë dhe ishte për pak të sigurojë barazimin, por për fat të mirë të vendasve, nuk ndodhi.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të stinorit, Drenica po udhëheq Grupin A të Ligës së Parë me 49 pikë, 3 më shumë sesa ndjekësja e parë, Liria. Pozita e parë dërgon direkt në Superligë!

Besa Peja në anën tjetër është e gjashta me 28 pikë dhe po mbledhë pikë sa për ta kryer stinorin më lartë që mundet.

Përndryshe, Drenicës deri në fund të stinorit i kanë mbetur edhe tre ndeshje ndaj skuadrave që nuk pritet të bëjnë rezistencë të madhe, pasi që tashmë dihen të mbijetuarit e Grupit A në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë