Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 PIKË TË ARTA

Kika merr fitore jetike ndaj Fushë Kosovës

Kika merr fitore jetike ndaj Fushë Kosovës


27 April, 2025 @20:54

Një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme ka ardhur për Kikën sot në përballje ndaj Fushë Kosovës në luftë direkte për mbijetesë në Grupin B të Ligës së Parë. Vendasit kanë fituar në ndeshjen e stërzgjatur me rezultat, Kika - Fushë Kosova 2-1 [Gentijan Binishi 33’, Albin Dermaku 78’—n.n 66’].

Ka qenë Uvejs Bunjaku që ka asistuar në të dyja golat e Kikës së drejtuar nga Genc Sermaxhaj, që mori timonin e ekipit në fillim të këtij viti. Me këtë fitore, Kika kalon në pozitë të shtatë të renditjes tabelare dhe pas 24 ndeshjesh ka 26 pikë.

TABELA AKTUALE

Fushë Kosova e drejtuar nga Emin Bajrami tash ka punët e vështirësuara, është e nënta në renditje (pozitë që rrëzon nga liga) ku pas 24 ndeshjesh ka 22 pikë. Deri në fund të stinorit janë edhe tre xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë