Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MINIMALE

Penalltia e Berishës, siguron fitoren për lideren

Penalltia e Berishës, siguron fitoren për lideren


27 April, 2025 @19:58

Prishtina e Re është në rrugë të mirë për të siguruar direkt Superligën për stinorin e ardhshëm, pasi që me fitoren minimale sot ndaj Vjosës ka arritur te tre pikët që i dhanë asaj mjaftueshëm pikë për të ruajtur distancën në tabelë ndaj njekëses, Vushtrria.

Pas pjesës së parë që përfundoi pa gola, në një ndesje mjaft të luftuar, ka qenë një moment që bëri dallimin. Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha fitoi penallti, të cilën e konkretizoi sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i ekipit, Astrit Berisha - që edhe solli fitoren, pasi që ndeshja u krye me këtë rezultat: Prishtina e Re - Vjosa 1-0 [Astrit Berisha 63’].

Kjo ishte fitorja e 19-të kampionale e Prishtinës së Re, që tash pas 24 ndeshjeve ka 60 pikë në Grupin B të Ligës së Parë, dy më shumë sesa ndjekësja e parë, Vushtrria. Prishtina e Re një pjesë të pjesës së dytë e luajti me 10 lojtarë, pasi që futbollisti i tyre Lis Behrami mori karton të kuq.

Vjosa në anën tjetër është në rrezik mbijetese në Ligë të Parë, pasi që me humbjen e 15 sezonale, ekipi i drejtuar nga Burim Shala, ka 25 pikë në pozitë të tetë, 3 më shumë sesa Fushë Kosova në zonë të rënies, në pozitë të nëntë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë