Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DY HUMBJEVE...

Trepça’89 i kthehet fitores, duke fituar ndaj Vëllaznimit

Fotot: KFTrepca89/ fb

Trepça’89 i kthehet fitores, duke fituar ndaj Vëllaznimit


25 April, 2025 @19:50

Pas dy derbive të humbura, ndaj Lirisë dhe Trepçës, Trepça’89 i është kthyer fitores sot në “Riza Lushta” pasi që ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Dueli ka qenë derbi i xhiros XXIII, ku u takuan i katërti me të tretin në renditje, për t’i ndërruar pozitata pas ndeshjes!

Trepça’89 fitoi ndeshjen 2-0 [Milazim Bajraktari 40’, Ardian Hasani 88’] ndaj Vëllaznimit, duke shënuar dy herë kah fundi i pjesëlojëve! Së pari ka qenë Milazim Bajraktari, që u gjend i harruar nga mbrojtja e gjakovarëve, për të shënuar për epërsi me kokë pas krosimit të Drilon Lekut nga e majta.

TABELA AKTUALE

E pas disa rasteve në pjesë të dytë, kryesisht nga Trepça’89 e veçanërisht Mady Fatty, që pa topin e tij të mbrojtur nga portieri Adi Hyla, ka qenë zëvendësuesi ëesley Souzxa që ka shfrytëzuar shpejtësinë për të depërtuar në krah, krosuar dhe Ardian Hasani me një gjindshmëri të saktë, ka goditur me kokë për përfundimtaren dhe sigurimin e tre pikëve për ekipin e Shpëtim Idrizit.

Milazim Bajraktari

Fitorja, bën që Trepça’89 të arrij në 43 pikë pas 24 ndeshjesh dhe është e treta në renditje, me tre pikë më pak sesa liderja Drenica dhe Liria ndjekëse. Drenica ka një ndeshje më pak të luajtur. Vëllaznimi ndërkaq, tash bie në pozitë të katërt me 41 pikë nga 24 ndeshje dhe është 5 pikë larg pozitës aktuale që jep shpresa për Superligë.

11-shet startuese: Trepça’89 - Vëllaznimi


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë