Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRESHTOJNË FITORET!

2 Korriku në 20 minutat e fundit siguron fitoren e radhës

2 Korriku në 20 minutat e fundit siguron fitoren e radhës


20 April, 2025 @23:33

Edhe pse vonë në ndeshje, ka ardhur edhe fitorja e tretë me radhë për 2 Korrikun në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë sot. Ekipi prishtinas ka kapur formën e mirë tani dhe me tre fitore dhe nëntë pikë të tubuara në xhirot e fundit mund të frymojë paksa nga rreziku për mbijetesë në Ligë të Parë.

Pas pjesës së parë pa gola dhe mbi gjysmës së pjesës së dytë pa tundur rrjeta, ka qenë shtatëgjati Ardit Gashi që ka hapur serinë e golave për verdhekaltërit, ku në 20 minutat e fundit shënuan tri herë për të siguruar fitoren, Fushë Kosova - 2 Korriku 0-3 [Ardit Gashi 70’, 80’, Arlind Maqedonci 87’].

TABELA AKTUALE

Fushë Kosova e drejtuar nga Emin Bajrami tash bie në zonë të rënies nga liga, pasi që me këtë disfatë është në pozitë të nëntë të tabelës dhe nga 23 ndeshje të luajtura ka 22 pikë. 2 Korriku i gjashti, ka 26 pikë. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe katër xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë