Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA GOLA! AVANTAZHI I DRENICËS NGUSHTOHET

Vëllaznimi-Drenica barazojnë, në shpresa gjysma e ligës!

Vëllaznimi-Drenica barazojnë, në shpresa gjysma e ligës!


18 April, 2025 @21:48

Barazimi ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenicës sot në “Liman Gegaj” ka bërë që gjysma e Grupit A të Ligës së Parë të vazhdojë shpresat për Superligë. Kjo, pasi që në katër xhirot e mbetura lufta pritet të jetë e ashpër posaçërisht për pozitën e dytë që siguron barazhin për Superligë.

TABELA AKTUALE

Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat patën nga disa gjysmëraste, por as Vëllaznimi që po luan si vendas në Malishevë, i drejtuar nga Xhengis Rexhepi, por as Drenica me Bylbyl Sokolin në krye, nuk kanë arritur të konkretizojnë ato. E në fund, Vëllaznimi - Drenica 0-0 bën që ekipi nga Skenderaji të mbetet lider, me 46 pikë nga 23 ndeshje, kurse gjakovarët të dalin në pozitë të dytë me 41 pikë nga po aq ndeshje.

Në xhiron e radhës, Drenica do të ketë punë pak më të lehtë, ndaj Besa Pejës, ndërkaq Vëllaznimi luan derbi tjetër, ndaj Trepçës’89 - që së fundi ka dy humbje radhazi në derbi (ndaj Lirisë dhe Trepçës sot).

Edhe katër xhiro, lufta duket kështu:

1. Drenica, 46 pikë
2. Vëllaznimi, 41 pikë
3. Trepça’89, 40 pikë
4. Liria, 40 pikë (-1 ndeshje)
5. Trepça, 38 pikë...

Pozita e parë siguron Superligën, e dyta barazhin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë