Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI FITOJNË JASHTË

E dyta me radhë si mysafir për Rilindjen 1974

E dyta me radhë si mysafir për Rilindjen 1974


13 April, 2025 @22:46

Për herë të parë këtë stinor, Rilindja 1974 ka shënuar dy fitore radhazi si mysafir. Sot, ekipi pejan që në mungesë të kryetrajnerit Faruk Statovci, sikurse në xhiron e kaluar u drejtua nga ndihmësi i tij, Ed Hazrollaj, ka shënuar fitore ndaj Mitrovicës.

Mitrovica - Rilindja 1974 1-2 [n.n.—Sunaj Hasan, Bashkim Selimi]. Te goli i parë i Rilindjes 1974 asistoi Ermir Karaxha, ndërsa në të dytin Art Bojku, derisa Sunaj Hasan tashmë është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë stinor.

Rilindja 1974 me këtë fitore arrin në pozitën e gjashtë dhe tash ka 27 pikë nga 22 ndeshje, duke qëndruar larg zonës së rrezikut për rënie. Mitrovica, me pak gjasa për mbijetesë, e dhjeta (e fundit) në renditje me 11 pikë.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë