Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E 2 KORRIKUT

Granit Latifi vendimtar, 2 Korriku fut Vjosën në rrezik mbijetese!

Foto: 2Korriku/fb

Granit Latifi vendimtar, 2 Korriku fut Vjosën në rrezik mbijetese!


12 April, 2025 @20:52

Një predhë e Granit Latifit kur ndeshja i afrohej fundit të saj ka bërë dallimin e mjaftueshëm për 2 Korrikun, që të fitojë tre pikë jetike në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë - Grupi B.

Latifi ka shutuar fortë pas një korneri që shkaktoi tollovi në zonë, e goditja e tij jashtë zonës përfundoi në portë të shtimjanëve, që solli edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 2 Korriku - Vjosa 1-0 [Granit Latifi 78’].

TABELA AKTUALE

Ky rezultat ka bërë që lufta për mbijetesë në Grupin B të jetë e paparashikueshme deri në fund të stinorit. 2 Korriku tash është i gjashti në renditje me 23 pikë nga 22 ndeshje. Vjosa e teta me 22 pikë nga 22 ndeshje. Pozita që rrëzon nga liga, ka vetëm 2 pikë më pak!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë