Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËR 10-VJETORIN E THEMELIMIT

Prizren Masters turne me veteranët e Kosovës dhe të Shqipërisë

Prizren Masters turne me veteranët e Kosovës dhe të Shqipërisë


12 April, 2025 @12:06

KVF Prizren Masters nga Prizreni për nder të shënimit të dekadës së themelimit të klubit të tyre është duke organizuar turneun e veteranëve në Prizren më datën 15 prill.

Pos vetë ekipit të veteranëve të Prizren Masters, pjesëmarrjen aty e kanë konfirmuar edhe skuadrat mysafire, veteranët e kombëtares së Kosovës dhe të Shqipërisë.

KVF Prizren Masters ka bërë të ditur se të gjitha përgatitjet janë kryer për datën e 15 prillit dhe se turneu do të nis prej orës 14:00 atë ditë, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Përparim Thaçi”.

“Kemi kryer të gjitha përgatitjet për këtë turne që do mbahet më 15.04.2025. Në këtë turne do të marrin pjesë veteranët e kombëtares së Shqipërisë, veteranët e kombëtares së Kosovës si dhe veteranët e klubit K.V.F. “Prizren Masters”, turne i organizuar në tri ndeshje, i cili nga tash e tutje do jetë turne tradicional,” u tha në njoftim.

“Turneu do të zhvillohet ditën e martë me datë 15.04.2025 në ora 14:00 në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren,” ka bërë të ditur njoftimi i KVF Prizren Masters.

Hyrja në stadium do të jetë falas për të gjithë adhuruesit e futbollit që do të mund të shohin emrat e njohur të dikurshëm të futbollit të Kosovës dhe të Shqipërisë si Muhamet Dragusha, Sunaj Keçi, Muharrem Sahiti, etj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë