Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 2 XHIROSH, GJAKOVARËT FITOJNË

Mëziu mbanë Vëllaznimin në luftë për Superligë

Mëziu mbanë Vëllaznimin në luftë për Superligë


12 April, 2025 @20:18

Pa gola kishte kaluar pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa Rahoveci vendas që po lufton për secilën pikë dhe po mbanë shpresa të mëdha për mbijetesë në Ligë të Parë, është dorëzuar në 10-mintuëshin e fundit të ndeshjes.

Ka qenë sulmuesi i ardhur nga Drenica, Osman Mëziu, që i ka sjellë fitoren e madhe Vëllaznimit sot si mysafir, ashtu që ekipi i drejtuar nga tetovari Xhengis Rexhepi të festojë si mysafir tre-pikëshin dhe të mbajë gjallë shpresat për Superligë. Rahoveci - Vëllaznimi 0-1 [Osman Mëziu 82’].

TABELA AKTUALE

Pas 22 ndeshjeve, Vëllaznimi është i treti me 40 pikë. Rahoveci i parafundit (i nënti) me 16 pikë. Dyshja mbi Vëllaznimin, Drenica (42p.) dhe Trepça’89 (40p.) luajnë nesër dhe pasnesër ndeshjet e tyre. Rahoveci ndërkaq tash ka 5 pikë larg pozitën për mbijetesë. Deri në fund të stinorit, edhe 5 ndeshje!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë