BARAZIM NË FUND!

Në kohën shtesë, Fushë Kosova nxjerr pikë nga Flamurtari që është para rënies!
13 April, 2025 @0:13
Fushë Kosova siguron pikë në kohën shtesë!
Flamurtari ishte shumë afër sot të kor fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në Ligë të Parë - Grupi B, në ndeshje ndaj Fushë Kosovës. Por, goli i tyre i epërsisë, i ardhur në pjesë të dytë, pasi që e para përfundoi pa gola, u neutralizua krejt në fund të ndeshjes.
Ka qenë Nasuf Berisha i Fushë Kosovës që ka shënuar gol në kohën shtesë të ndeshjes për të siguruar pikë për ekipin e Emin Bajramit dhe për të mbajtur “Pampurët” në lojë për paparashikueshmërinë e xhirove të fundit në Grupin B, ku 5 ekipe janë në luftë për mbijetesë, prej të cilave 2 do të bien nga Liga e Parë. Flamurtari - Fushë Kosova 1-1 [n.n. 64’—Nasuf Berisha 90’+3].
Fushë Kosova aktualisht është e shtata në renditje me 22 pikë nga 22 ndeshje. Flamurtari i dhjeti (i fundit, në pozitë të rënies nga liga) me vetëm 11 pikë. Me këtë barazim, kuqezinjëve nga Prishtina që sot në “Xhemajl Ibishi” nuk kanë arritur trepikëshin iu rrezikohet seriozisht mbijetesa, pasi që janë 11 pikë larg mbijetesës, kr kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të stinorit!