Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË FITORE

Vushtrria fiton bindshëm, vazhdon luftën për Superligë direkte!

Foto: FCVushtrria/ fb

Vushtrria fiton bindshëm, vazhdon luftën për Superligë direkte!


20 April, 2025 @19:05

Pa problem fare, Vushtrria e drejtuar nga Armend Dallku ka fituar sigurt dhe bindshëm ndaj Dinamos në Ferizaj sot, për të vazhduar ndjekjen e kreut dhe ta ruajë distancën 2 pikëshe prej lideres.

Ekipi mysafir ka goditur shpejt vendasit e drejtuar nga Burim Qerkini për të kryer krejt punën në pjesë të parë të ndeshjes, Dinamo - Vushtrria 0-3 [Edmond Likaj 19’, Albijon Shurdhiqi 23’, Victor Angelov 43’]. Fitorja bën që Vushtrria në pozitë të dytë të ketë 55 pikë nga 23 ndeshje, 2 më pak se liderja Prishtina e Re.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Dinamoja e qetë në pozitë të katërt me 34 pikë pas disfatës së shtatë sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë