FITORE E MADHE E ISTOGUT!

Istogu me fitore të rëndësishme, pranë sigurimit të mbijetesës
20 April, 2025 @21:51
Me dy gola të shënuar në pjesë të parë, Istogu ka marrë fitore tepër të rëndësishme në luftë për mbijetesë dhe tashmë është shumë afër sigurimit të saj.
Kjo, pasi që me një lojë të mirë të treguar dhe me golat e Jahajt dhe Mehajt, ekipi i Gani Metajt ka shënuar fitore ndaj Rilindjes 1974 si mysafir sot, Rilindja 1974 - Istogu 1-2 [Enis Stublla 83’—Qëndrim Jahaj 35’, Altin Mehaj 38’].
Loja në pjesë të dytë nuk dha shumë, pasi që Istogu kishte epërsinë e konsiderueshme për të menaxhuar rezultatin, edhe pse vendasit përmes Stubllës zbutën epërsinë e mysafirëve, por nuk arritën më shumë.
Me fitore Istogu mbyllë xhiron XXIII në pozitë të tetë, me 24 pikë. Katër xhiro para fundit të stinorit, ata kanë tetë pikë më shumë sesa Rahoveci ndjekës (pozita e nëntë, që rrëzon nga liga).
Rilindja 1974 mbetet në 27 pikë në pozitë të shtatë.