Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI FITOJNË NDAJ RAHOVECIT

Pas 6 xhirosh Besa Peja fiton, Rahoveci në rrezik të madh mbijetese!

Foto: FCBesaPeja/ fb

Pas 6 xhirosh Besa Peja fiton, Rahoveci në rrezik të madh mbijetese!


20 April, 2025 @23:18

Besa Peja i është kthyer fitores në pranverë pas gjashtë xhirosh pa të. Ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka ka shënuar fitore ndaj Rahovecit sot në “Tahir Vokshi” për të regjistruar fitoren e dytë të pjesës pranverore të stinorit, ndërsa të fundit e kishin shënuar në shkurt dhe atë pikërisht ndaj vreshtarëve!

Njëjtë edhe tani, Besa Peja sot triumfoi me anë të golave të shënuara nga Mulaj dhe Mehaj, ndërkaq vreshtarët e drejtuar prej Liridon Lecit nuk arritën të bëjnë më shumë në këtë përballje: Besa Peja - Rahoveci 2-1 [Erblind Mulaj 13’, Albin Mehaj 55’—n.n. 48’].

TABELA AKTUALE

Fitorja çon Besa Pejën në pozitë të gjashtë, me 28 pikë nga 23 ndeshje. Ndërkaq Rahoveci mbetet në 16 pikë, në pozitë të nëntë (të rënies). Zona e shpëtimit është 8 pikë larg, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur katër xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë