Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECIT I DORËHIQET TRAJNERI!

Pasi ra nga Liga, Liridon Leci dha dorëheqje nga Rahoveci

Pasi ra nga Liga, Liridon Leci dha dorëheqje nga Rahoveci


29 April, 2025 @15:48

Trajneri i ardhur këtë vit te Rahoveci, Liridon Leci, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në klub. Kjo, vjen dy ditë pasi që Rahoveci me barazimin në xhiron e XXIV humbi edhe gjasat teorike për të mbijetuar në Ligë të Parë të Kosovës.

Leci ofroi dorëheqjen e tij pas mos arritjes së objektivit të klubit, ndërsa drejtuesit e klubit e pranuan atë, derisa kanë vendosur që deri në fund të stinorit ekipin ta drejtoj një staf i përkohshëm, ashtu që të nisin përgatitjet për Ligën e Dytë me synim, rikthim i shpejt në Ligë të Parë.

“Liridon Leci jep dorëheqje nga posti i trajnerit të KF Rahovecit. Pasi nuk ishte e mundur për të arritur objektivin e qëndrimit në Ligën e Parë, trajneri Liridon Leci ka paraqitur dorëheqjen e tij nga drejtimi i KF Rahovecit. Klubi e ka pranuar dorëheqjen, duke e falënderuar Lecin për angazhimin dhe punën e tij gjatë këtij sezoni.
Në javët e mbetura te sezonit, Rahoveci do të zhvillojë edhe tri xhiro të fundit të kampionatit me staf të përkohshëm, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar riorganizim të plotë për sezonin e ardhshëm, me synim rikthimin e shpejtë në Ligën e Parë.”
— ka shkruar njoftimi i KF Rahoveci sot.

Këtë stinor Rahoveci në Ligë të Parë për XXIV xhiro arriti vetëm tre fitore, ndërsa regjistroi tetë barazime e 13 humbje. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe tre xhiro, por Rahoveci në pozitë të nëntë ka 10 pikë më pak sesa Istogu në pozitë të tetë, pozitë kjo që shpëton stinorin.

Kështu, Rahoveci në stinorin 2025/26 do të merr pjesë në Ligë të Dytë të Kosovës. Rahoveci kishte ardhur në Ligë të Parë në stinorin 2021/22, pasi që në stinorin 2020/21 u ngrit nga Liga e Dytë aty.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë